Shkëndija sot edhe zyrtarisht festoi titullin e kampionit në Maqedoni për edicionin 2018/2019, ndërsa e gjithë kjo u kurorëzua me një festë të madhe, e cila përveç në stadium vazhdoi edhe në një nga restoranet e Tetovës, aty ku ishin mbledhur figura eminente nga fusha e sportit, ndërsa të gjithë ata i nderoi numri një i skuadrës tetovare, Lazim Destani, njofton “infOSport.mk”.
Ky i fundit përveç fjalimit që mbajti, ku përshëndeti të pranishmit dhe ku kërkoi krijimin e një lige rajonale me skuadrat më të mira shqiptare, krejt në fund i’a dha edhe valles shqiptare, duke bërë që festa të jetë e kompletuar.
Numri një i kompanisë “Ecolog” dhe i KF Shkëndija, Lazim Destani feston me valle titullin e kampionit të kuqezinjëve 🔴⚫️🔥🔥
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.