FC Shkupi-Renova 2:2! Ndeshja e tretë me rradhë në Çair që mbyllet me këtë rezultat (VIDEO)

FC Shkupi edhe në ndeshjen e tretë me rradhë në terren vendas ka barazuar me rezultatin 2:2, njofton “infOSport.mk”. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 35-të, skuadra nga Çairi barazoi 2:2 kundër Renovës, duke humbur në këtë mënyrë pozitën e katërt në renditje.

Ndeshja nisi mjaft mirë për skuadrën e trajnerit Umit Karan, që inciativën e hershme e kurorëzoi me gol në minutën e 9-të, kur Serzhinjo përfitoi nga një tollovi para portës kundërshtare.

Shkupi avanson ndaj Renovës

Shkupi avanson ndaj RenovësFC SHKUPI – RENOVA 1:0(Serzhinjo 8')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ku vlen të theksohet edhe kartoni i dytë i verdhë i Vllatko Stojanovskit, që në këtë mënyrë la në një pozitë shumë të keqe skuadrën e tij.

Megjithatë fillimi i pjesës së dytë nuk tregoi një gjë të tillë, pasi Renova me anë të Emran Ramadanit, arriti që të përmbys rezultatin dhe të kalojë në epërsi.

Renova barazon rezultatin ndaj FC Shkupit

Renova barazon rezultatin ndaj FC ShkupitFC SHKUPI – RENOVA 1:1(E. Ramadani 50')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Sulmuesi i “gjipspunuesve” ishte shumë këmbëngulës në minutën e 52-të, ku edhe përkundër shqetësimit që kishte nga ana e mbrojtësit vendas, Amir Bilali, nga një kënd i vështirë arriti që të mposhtë portierin Saladin Mustafi.

Emran Ramadani ndëshkon sërish mbrojtjen e FC Shkupit

Emran Ramadani ndëshkon sërish mbrojtjen e FC ShkupitFC SHKUPI – RENOVA :2(E. Ramadani 57')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

7 minuta më pas, Ramadani sërish doli fitues përballë mbrojtjes vendase me në krye Bilalin, i cili nuk arriti që të intervenojë para sulmuesit të Renovës, i cili në ato momente shënoi për 2:1 në favor të skuadrës tetovare.

Mirëpo gëzimi i Ramadanit dhe futbollistëve të Renovës zgjati shumë pak kohë, pasi vetëm në minutën e 60-të turku, Ustabashi shënoi një eurgol, duke barazuar shifrat në 2:2.

I njëjti futbollistë u kanos edhe më vonë, mirëpo kësaj rradhe traverza nuk i lejoi gëzimin atij, ashtu që në fund Shkupi duheshe të pajtohet me vetëm një pikë nga kjo përballje, edhe pse dëshira e tyre ishte fitorja dhe 3 pikët, që do e mbanin këtë skuadër në pozitën e katërt, transmeton “infOSport.mk”.

Kështu FC Shkupi në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski” do të duhet të fitojë ndeshjen, për tu rikthyer sërish në pozitën e katërt.

FC Shkupi pas 35 xhirove ka 45 pikë, një më pak se Rabotniçki i vendit të katërt, ndërkohë Renova me 44 pikë renditet në pozitën e 6-të.

 

Leave a Reply