E diela në futbollin vendor është e rezervuar për ndeshjet e javës së 35-të në LPFM, njofton “infOSport.mk”.
Megjithëse 3 ndeshje priten të jenë shumë të rëndësishme, e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Tetovë, aty ku Shkëndija do të pranojë trofeun e kampionit për edicionin 2018/2019.
Skuadra “kuqezi” do të jetë nikoqir i Akademia Pandev, ndërsa do të jetë ky një rast i mirë që tribunat e stadiumit në Tetovë të jenë të stërmbushura dhe gjthë së bashku të festojnë titullin e tretë kampion në histori dhe të dytin me rradhë.
FC Shkupi dhe Renova në Çair do të diskutojnë për atë pozitë të katërt, që në fund mund të sigurojë Europën. Bellasica në Strumicë do të tentojë të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje. Skuadrës nga Strumica më shumë se kur i nevojitet fitorja në këtë përballje, që do i mbante gjallë shpresat për mbijetesë, për të cilën në Gjorçe Petrov do të luftojnë edhe Makedonija Gj.P dhe Sileksi, transmeton “infOSport.mk”.
Ndeshja e fundit e kësaj jave, në të cilën të dyja skuadrat do të luajnë pa presion, do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, aty ku mejdanin do të ndajnë Vardari, që tashmë e ka siguruar një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, dhe Pobeda, që edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.
LPFM – Java 35 |
|||||||||||||||
|