Sistemi VAR së shpejti pritet të zbarkojë dhe në Ballkan për të ndihmuar arbitrat. Së fundmi është Kroacia e cila ka prezantuar sistemin në fjalë në Akademinë “Sesvete”.
VAR do të jetë i pranishëm nga pjesa e dytë e edicionit të ardhshëm (2019/2020), pra nga stinori pranveror. I njëjti nuk do të ndihmojë arbitrët në të gjitha ndeshjet e elitës së futbollit kroat, por vetëm në derbi ndeshjet.
Vendosja e kësaj teknologjie do t’i kushtojë Federatës së Futbollit të Kroacisë rreth 1.5 milionë dollarë, ndërsa 80% e kësaj shume do të mbulohet nga UEFA.
Arbitrët kroat janë duke u përgatitur në seminare të ndryshme për VAR-in që nga muaji janar, ndërsa të njëjtat janë duke u mbajtur nga Bruno Mariç.