Pero Antiç edhe zyrtarisht është emëruar në postin e presidentit të ri të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti nuk kishte kundërshtarë për të parin e basketbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Ditë më parë nga kjo garë hoqi dorë Vladimir Temellkovski, ndërsa presidenti i deritanishëm, Petar Naumoski, nuk pranoi të rikandidohet.
Në këtë mënyrë, Kuvendi i klubeve të basketbollit, në mënyrë aklamative, zgjodhi Pero Antiç për president, duke i dhënë të drejtën njëherit që në 4 vitet e ardhshme të jetë i pari i basketbollit në vendin tonë.
Foto: ekipa.mk