Federata e futbollit të Maqedonisë do të organizojë ndeshjet finale të Kupës së Maqedonisë për kategori të reja dhe të njejtat do të luhen në qendrën sportive “Petar Milloshevski” në Shkup.
Fillimisht ishte vendosur që ndeshjet e Kupës në pesë kategori të moshave të luhen në stadiumin “Burimet e Biljaninës” në Ohër, mirëpo me kërkesë të komisionit për grupmosha pranë FFM-së, Komiteti për urgjencë solli vendim që të gjitha duelet finale të Kupës për kategori të reja të luhen në Shkup, në qendrën sportive “Petar Milloshevski”. Terminet për zhvillimin e ndeshjeve mbeten të pandryshuara.
Fatosë të rinjë (2005): VARDARI – KUL ZDRAVJE, 20 maj, ora 11:00, qendra stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup;
Fatosë (2004): SHKËNDIJA – VARDARI, 20 maj, ora 17:00, qendra stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup;
Kadetë: RABOTNIÇKI – SHKËNDIJA, 21 maj, ora 11:00, qendra stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup;
Juniorë: SHKËNDIJA – VARDARI, 21 maj, ora 17:00, qendra stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup;
Pionerë: POBEDA – NJU STARS, 22 maj, ora 11:00, qendra stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup;
Pionerë të rinjë: AKADEMIA PANDEV – VARDARI, 29 maj, ora 11:00, qendra stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup;
Femrat: 23 maj, ora 17:00, stadiumi “Nikolla Mantov”, Koçani;
Futsall: 1 qershor, ora 18:00, palestra sportive “Jasmin”, Kavadar.