E kërkonte edhe Shqipëria, Hamdiu pajiset me pasaportën kosovare

Valon Hamdiu është një mbrojtës tjetër i talentuar që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Futbollisti kosovar i cili luan në klubin zviceran, Vintertur së fundmi ka qenë i kërkuar nga Maqedonia e Veriut dhe Kombëtarja shqiptare.

Megjithatë, Hamdiu tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Përfaqësuesen e Kosovës.

Madje, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i’a ka dhënë shtetësinë kosovare futbollistit në fjalë.

Në grumbullimin e ardhshëm, Valon Hamdiu pritet të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19, e cila drejtohet nga Ramiz Krasniqi.

Leave a Reply