Dortmundi bënë për vete reprezentuesin gjerman

Niko Shulc pritet të jetë një ndër dy përforcimet e para te Borusia e Dortmundit, pas Torgan Hazard, njofton “infOSport.mk”.

26-vjeçari është blerë nga skuadra e Hofenheimit për shifrën e 25 milionë eurove. Shulc është një mbrojtës me karakteristika tepër ofensive dhe shumë i shpejtë. Ai përfaqëson edhe ekipin kombëtar të Gjermanisë.

Shulc gjatë këtij edicioni me fanellën e Hofenhajmit ka zhvilluar 28 ndeshje, duke regjistruar 1 gol dhe 5 asiste.

Njëjtë sikurse Hazard, edhe Shulc me fanellën e Dortmundit pritet të prezantohet vetëm gjatë javës së ardhshme, atëherë kur do të mbyllet edhe zyrtarisht edicioni 2018/19 në Bundesligë.

Leave a Reply