Shkëndija ka një të ardhme të ndritur, Shefiti, Zejnullai, Berisha janë garancion (VIDEO)

Shkëndija të dielën në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit vendor mundi Pobedën me rezultatin 4:1, ndërsa trajneri Osmani në këtë ndeshje vendosi që të luaj kryesisht me futbollistë të rinj, të cilët arsyetuan besimin e dhënë, shkruan “infOSport.mk”.

Trajneri Qatip Osmani nxori në fushë komplet formacion të ri, me ç’rast në portë debutoi Artan Iljazi. Për herë të parë nga minuta e parë startoi Besart Rexhepi, ndërsa në pjesën e dytë debutoi edhe Almir Rexhepi.

“Kuqezinjtë” nisën furishëm dhe pa u kompletuar 10-të minutat e para të ndeshjes Zejnullai dhe Shefiti sollën epërsi 2:0.

Efremov me një super gol zbuti rezultatin në 2:1, por Shkëndija u kundërpërgjigj me Shefitin për epërsi 3:1 që në pjesën e parë.

Në vazhdim nuk munguan rastet, por mundëm të shohim vetëm një gol me Jakup Berishën që gjeti golin e parë me Shkëndijën në një ndeshje zyrtare, duke vendosur rezultatin final 4:1.

Deri në fund kuqezinjtë humbën edhe disa mundësi shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar për tre pikë të reja dhe fitoren e 23-të sezonale të Shkëndijës që numëron 76 pikë, 16 më shumë se skuadra e dytë në renditje Vardari.

Leave a Reply