Shkëndija fiton edhe me të rinj, FC Shkupi dhe Renova nuk fitojnë sërish

Shkëndija ka shënuar fitore 4:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 31-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse në këtë ndeshje trajneri Osmani u paraqit me futbollistë të rinj, kjo nuk u pengoi atyre të regjistrojnë edhe fitoren e 23-të kampionale.

Anëtari i përfaqësueses shpresa të Shqipërisë, Shefit Shefiti realizoi dy gola, ndërsa nga një gol shtuan edhe Arbin Zejnullai dhe Jakup Berisha. Golin e vetëm për Pobedën në këtë përballje të zhvilluar në Koçani e realizoi Trajçe Efremov.

Një ndeshje mjaft interesante në Çair zhvilluan FC Shkupi dhe Bellasica. Edhe pse vendasit në dy raste avansonin përballë skuadrës nga Strumica, në fund nxorrën vetëm një barazim 2:2. Me barazim, mirëpo me shifrat 1:1 u mbyll ndeshja në Tetovë midis Renovës dhe Akademia Pandevit, ndërsa një fitore shumë të vlefshme regjistroi Sileksi përballë Vardarit.

Skuadra nga Kratova arriti fitore minimale 1:0 falë një goli të shënuar nga pika e bardhë nga ana  e Boban Georgiev (33’).

LPFM, Java 34

Pobeda 1:4 Shkëndija
FC Shkupi 2:2 Bellasica
Renova 1:1 Ak.Pandev
Rabotniçki 2:0 Makedonija GJ.P
Sileksi 1:0 Vardari

Leave a Reply