Boksieri shqiptarë, Haxhi Krasniqi nuk i’a doli të mbrojë titullin e kampionit të Europës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist. Krasniqi luftoi deri në fund, pra plotë 12 raundeve, pas së cilave gjyqtarët vendosën në anën e Haertel (117:112, 116:112, 115:113), i cili vërtetë sonte bëri një luftë shumë të fortë në ringun në Magdeburg.
Krasniqi luftoi fortë në këtë duel, mirëpo gjermani në vazhdimësi ishte në epërsi, duke treguar qartë se ishte më se i përgatitur për këtë luftë të madhe me Krasniqin, të cilit i’a kishte studiuar mirë të gjitha pikat e dobëta.
Ishte kjo disfata e 6-të për Krasniqin në karrierën e tij profesioniste, ku ka arritur edhe 49 fitore.