Gardiani brazilian Alison që në sezonin e tij të parë në Premierligë arriti që të fitojë çmimin “Doreza e Artë”, që i takon portierit me më shumë rrjeta të paprekura gjatë sezonit.
Portieri i Liverpullit ka arritur që të ruajë portën e tij të paprekur në plotë 21 ndeshje në Premierligës, duke lënë pas vetes portierin e Mançester Sitit, i cili sot ndaj Brajtonit pranoi gol, duke mbetur në shifrën e 20 rrjetave të paprekura.
Alison është braziliani i parë që fiton këtë çmim, e që në Angli ndahet nga sezoni 2004/2005. Rekordin me më shumë rrjeta të paprekura brenda një sezoni në Premierligë e mban Peter Çeh, i cili nuk kishte pranuar gol ë plotë 24 ndeshje.
Alison në 38 ndeshje në Premierligë kishte pranuar 22 gola.