Pas Arbër Zenelit, elitës së futbollit francez mund ti shtohet edhe një tjetër futbollistë i përfaqësueses së Kosovës. Fjala është për sulmuesin Vedat Muriqi, që aktualisht luan me skuadrën e Rizespor në Superligën turke.
Pikërisht paraqitjet e tij këtë edicion me fanellën e skuadrës turke kanë zgjuar interesimin e drejtuesve të skuadrës së Tuluz, që tashmë ka bërë edhe ofertën e saj.
Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe vetë menaxheri i Muriqit, turku Halut Çanatar, i cili megjithatë nuk përmend shumën e ofruar nga ana e skuadrës së “Ligue 1”.
Megjithatë Tuluz nuk është skuadra e vetme që dëshiron shërbimet e sulmuesit kosovar, pasi mediat turke që më herët kanë raportuar se Muriqi gjatë merkatos së verës mund të transferohet te Fenerbahçe, duke vazhduar kështu qëndrimin e tij në Turqi.
Muriqi ka shkëlqyer këtë sezon në Superligën e Turqisë me Rizesporin, për të cilën skuadër në 31 ndeshje ka regjistruar 14 gola dhe 7 asistime.