Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka mbyllur sezonin para kohe, ndërsa dëshira e tij është të jetë gati për ndeshjet e “Copa America”, që nisin me 14 qershor.
Uruguaiani pësoi një srtroskopi në gjurin e djathtë, me ç’rast nga fushat e blerta do të mungojë nga 4-6 javë.
Lajmin e konfirmuan edhe nga skuadra “katalunase” përmes një kumtese zyrtare. Suarez u operua mbrëmjen e kaluar në Barcelonë nga ana e mjekut Ramon Kugat.
Barcelona deri në mbyllje të sezonit në Spanjë, do të zhvillojë edhe tre ndeshje, edhe atë dy në kuadër të La Liga-s dhe një në kuadër të Kupës së Mbretit, kur me 25 maj do të përballet me Valencian.