Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë një gjest madhështor jashtë fushës, pikërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në të cilin ndodhemi, njofton “infOSport.mk”.
Stafi teknik bashkë me futbollistët kanë dhuruar plotë 25 mijë euro për shoqatën bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga hoxha i nderuar, Halil Kastrati, i cili një gjë të tillë kishte konfirmuar përmes profilit të tij zyrtarë në facebook.