Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku pjesa më e madhe muslimane, përfshirë këtu edhe dy yjet e Ajaksit, Hakim Zijeç dhe Nusair Mazraui janë agjërueshëm.
Dyshja e klubit holandez luajti mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Totenhamit, megjithatë agjërimin nuk e ndërprenë. Ata agjëruan edhe në fushën e lojës, deri në minutën e 24-të të ndeshjes, kur bënë iftar.
Madje Zijeç 11 minuta pas iftarit arriti që të realizojë edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës londineze, e cila megjithatë në fund falë “tripletës” së Lukas Moura, arriti që të kualifikohet për në finalen e madhe.
Totenhami në finalen e madhe që në program është me 1 qershor në stadiumin “Vanda Metropolitano” do të takohet me Liverpullin, që gjithashtu përmes një ndeshje në “Enfilld Roud”, arriti që të shënojë fitore 4:0 ndaj Bacelonës, duke e përmbysur kështu rezultatin nga ndeshja e parë, kur “katalunasit” kishin shënuar fitore 3:0.