Renova pas fitores së thellë 9:1 të shtunën në Tetovë ndaj Pobedës, sot në kuadër të javës së 33-të do të jetë mysafir i Bellasicës, skuadër kjo që në 5 javët e fundit nuk dinë për disfatë. Për më tepër në këtë ndeshje skuadra nga Xhepçishti do të luaj pa dy sulmuesit kryesor, Vlatko Stojanovski dhe Emran Ramadani, që do të jetë një handikap i madh.
“Po, jemi shumë të handikepuar, pasi mungojnë dy sulmuesit kryesor, megjithatë kush do që të luaj duhet të jap maksimumin dhe mos të vërehet mungesa e tyre. Do të jetë një ndeshje e vështirë kjo kundër Bellasicës, ndërsa të ju them sinqerisht edhe kundër referëve, pasi presim referim jo korrekt (shpresoj të dalë e kundërta), por ne duhet të koncentrohemi te loja jonë dhe jo tek referët. Një rezultat pozitiv, pra një fitore për ne do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për atë pozitë të katërt, që edhe e synojmë” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.
Ndeshja midis Bellasicës dhe Renovës në stadiumin “Mladost” në Strumicë starton në ora 16:30.