FC Shkupi është një skuadër shumë cilësore, thotë portieri i Makedonija GJ.P, Marko Jovanovski, duke potencuar njëkohësisht rëndësinë e pikëve nga ky takim. Ish gardiani i Shkëndijës thotë se bashkë me shokët duhet të shfrytëzojnë terrenin vendas dhe të marrin 3 pikët e plota nga kjo përballje që starton në ora 16:30.
“Këto 3-4 ndeshjet e fundit, sinqerisht janë shumë të rëndësishme për ne. Gjithsesi neve duhet të shfrytëzojme terrenin vendas dhe të arkëtojmë 3 pikët e plota. Luajmë kundër një skuadre shumë cilësore, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm” – tha enkas për “infOSport.mk” gardiani numër 1 i Makedonija Gj.P, Marko Jovanovski.
Ndeshjen ndërmjet Makedonija GJ.P dhe FC Shkupit që do të zhvillohet në lagjen e Gjorçe Petrovit do ta referojë Igor Stojçevski nga Shkupi.