Elvis Rexhbeçaj do të luajë edhe gjatë kohë te skuadra e Bundesligës, Volfsburg.
Futbollisti kosovar e ka vazhduar kontratën me klubin gjerman deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërsa ajo aktuale ishte valide deri në vitin 2020.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Bundesliga të hënën.
“Elvisi është zhvilluar shumë dhe vazhdimisht në vitet e fundit. Ai punon fort, është mjaft i vendosur dhe i interesuar për të mësuar dhe nuk e ka arritur ende limitin e zhvillimit të tij”, ka thënë drejtori sportiv i Volfsburgut, Marsel Shafer.
21 vjeçari Rexhbeçaj me fanellën e Volfsburgut gjatë këtij edicioni ka zhvilluar 27 ndeshje, duke shënuar edhe 2 gola.