Sonte në orën 21:00 në “Enfilld Roud” Liverpulli do të jetë nikoqir i Barcelonës në ndeshjen vendimtare ku do të përcaktohet finalistja e parë e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve Europian.
Skuadra angleze ka një “mision të pamundur” pasi duhet të shënojë 3 gola ndaj Barcelonës së Leo Messit, ndërsa një gjë të tillë do të duhet ta bëjë pa tre futbollistë shumë të rëndësishëm në formacionin, Keita, Firmino dhe Mohamed Sallah, të gjithë të dëmtuar.
E gjithë kjo ka detyruar trajnerin Jurgen Klop që të ndryshojë formacionin, ku në sulm pritet të hedh treshen, Mane, Shaqiri dhe në qendër Origi.
Pas raportimeve për probleme fizike, duket sikur Van Dijk ia ka dalë për të nisur sfidën si titullar.
Në anën tjetër mungesa e vetme te Barcelona, do të jetë sulmuesi Dembele, i dëmtuar.