Trajner i skuadrës kampione të PSZH-së, Tomas Tushel i ka bërë me dije presidentit Al-Khelaifi, se Nejmar, Kilian Mbape, Markuinjos dhe Marko Verratti duhet të qëndrojnë në skuadër.
Emri i Nejmar është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te Reali i Madridit, ndërsa gjithashtu bashkë me të edhe ai i Kylian Mbape. Janë këta dy futbollistët më të mirë të parisienëve, të cilët assesi të bëjnë atë hapin e madh në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë pikërisht kjo është edhe arsyeja pse yjet e kësaj skuadre mendojnë largimin nga “Parku i Princërve”. Megjithatë trajneri Tushel mendon se PSZH-ja ka forcë dhe kualitet për të triumfuar në Ligën më prestigjioze europiane, mirëpo për të bërë një gjë të tillë, do të duhet që drejtuesit e skuadrës të mos heqin dorë nga katërshja e lartëpërmendur, pavarësisht ofertave të majme që do të vijnë në adresën e tyre.
Rikujtojmë PSZH-ja, edhe pse shihej si një ndër skuadrat favorite edhe gjatë këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, ata u eliminuan nga Mançester Junajtedi që në ndeshjet e 1/8 së finales.