Useini: Ndaj Pobedës vetëm fitorja opcion

Muhamed Useini shprehet tejet i bindur për ndeshjen e  sotme ndaj Pobedës, në të cilën thotë se skuadra e tij ka opcion vetëm fitoren dhe 3 pikët e plota. Realisht skuadra tetovare shihet edhe si favorite në këtë ndeshje, të cilën do e zhvillojnë në terren vendas.

“Jemi të gatshëm në maksimum. Përveç fitores, çdo rezultat tjetër do ishte dështim. Respekt për Pobedën, mirëpo Renova është e detyruar të marre 3 pikë nga kjo ndeshje dhe të vazhdojmë synimet tona për pozitën e katërt” – tha Muhamed Useini në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Renova aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të me 39 pikë, 3 më pak se FC Shkupi i vendit të katërt, ndërkohë Pobeda me vetëm 23 pikë renditet në pozitën e fundit dhe me shumë gjasa edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë.

Ndeshja Renova – Pobeda në stadiumin e qytetit në Tetovë starton në ora 16:00.

Leave a Reply