Derbi në Çair me spektakël, por pa fitues! (VIDEO)

Dy supergola nga të dyja anët, spekakël në tribunë dhe nervozizëm në fushë, por Shkupi dhe Vardari nuk shkuan më shumë se një barazim 2:2 në derbin e kryeqytetit që u zhvillua në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja nisi me atmosferë të fortë në stadiumin e Çairit, me “Shvercerat” që treguan ligjin që nga fillimi i takimit, duke bërë me dije rivalëve të tyre se ku kanë ardhur për të luajtur.

Rastin e parë e kishte Angelov, kur portierit Gaçevski i bie topi nga duart, por sulmuesi i “bardhekaltërve” nuk arriti që ta shfrytëzojë, pasi topi shkoi vetëm mbi portë. Ndërkohë goli i parë erdhi në minutën e 33-të, me Serzhinjon që shënoi me kokë, pasi mori një asist nga Muharem Bajrami.

Barazimi erdhi 3 minuta para fundit të pjesës së parë, me Zhuninjo që gjeti rrjetën për barazim të përkohëshëm 1:1. Në fraksionin e dytë, Muharem Bajrami ngriti të gjithë publikun ne këmbë, pas atij supergoli që realizoi nga gjuajtja e lirë për rezultat 2:1. Mirëpo në të 87-tën, Shkupi pësoi pikërisht nga gjuajtja e lirë, kur Micevski ekzekutoi përfekt për barazim 2:2.

Shkupi në xhiron e radhës do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Vardari luan me Rabotniçkin./InfOSport.mk

Leave a Reply