Lionel Messi edhe njëherë tjetër doli të jetë heroi i Barcelonës. Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Liverpullit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke arritur kështu në shifrën e 600 golave të shënuar me fanellën e skuadrës “katalunase”, shkruan “infOSport.mk”.
Ishte kjo një mbrëmje tjetër magjike e Lionel Messit, i cili bashkë me Luis Suarezin bënë që Jurgen Klop dhe Liverpulli i tij të mos shpresojnë shumë në finalen e madhe të Madridit.
Virxhil Van Dijk sipas shumë ekspertëve, mund të ishte sonte pika kthyese e këtij dueli, megjithatë edhe ai si duket u “humb” në fushën e blertë.
Ai momenti që tregon se Van Dijk "frigoheshe" nga Messi
Ai momenti që tregon se Van Dijk "frigoheshe" nga Messi Në videon më poshtë shihet qartë se si ai kërkon ndihmën e bashkëlojtarëve të tij, derisa Messi kishte në zotërim topin
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 1 май 2019 г.
Një detaj që e dëshmon atë më së miri është edhe kjo video, ku shihet qartë se mbrojtësi holandez ishte i frikësuar nga duelet një ndaj një me futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, përcjellë “infOSport.mk”.
Messi morri një top jashtë zonës së rreptësisë, ndërsa Van Dijk ishte i detyruar që të largonte atë edhe më shumë. Pas vetëm disa hapave të Lionel Messit, Van Dijk kërkoi ndihmën e bashkëlojtarëve të tij, pasi ishte i vetëdijshëm se nëse do të vinte deri te një duel i drejtëpërdrejtë mes tyre, mund të rrezikohej porta e Alison.