Me 8 qershor në Winterthur të Zvicrës do të zhvillohet një eveniment i madh i sporteve luftarake “ICF OpenAir Fight Night 2” ky organizator sërish është shoqata humanitare – ICF, por sivjet do të prezantohet nga agjencia për punësim “All in One – Personal AG” me pronar Marco Galati që njëherit do jenë edhe mbështetësin kryesor të këtij spektakli.
Presidenti i ICF, Mustaf Kicaj thotë se galla në Winterthur do jetë një spektakël i madh ku një pjesë e parave të mbledhura nga tiketat dhe nga donacionet do ti ndahen spitalit të fëmijëve në Cyrih dhe një pjesë për persona me nevoja në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.
“Në bisedën me mikun tim Marco Galati i cili 8 vite me radhë më mbështet për eventet që i organizoj, vendosëm që ai sivjet ta prezantoj ‘OpenAir Fight Night 2’ duke qenë sponsori kryesor i eventit. Deri tani gjithnjë një pjesë e të hollave të mbledhura i kemi dhuruar ligës së kancerit, por kësaj radhe kemi vendosur që të njëjtat ti shkojnë spitali të fëmijëve në Cyrih dhe një pjesë personave me nevojë në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri. Mjetet do të mblidhen nga donacionet që mund ti bëjnë njerëzit si para por edhe gjatë ndeshjeve, si dhe për çdo tiketë që bleni çofshin ato të thjeshta ashtu edhe VIP, si dhe donacionet mund ti bëni nëpërmjet SMS-it”, thotë Kicaj. Ai shton se edhe sivjet i premton shikuesve se do të përcjellin një spektakël të madh pasi me promotorin e evenimentit, njëherit menaxherin e suksesshëm, Avdyl Salihu deri tani kanë mbledhur mbi 60 luftëtar nga gjithë Evropa.
“Edhe sivjet bashkëpunimin kryesor rreth gjetjes së luftëtarëve e kam pasur me menaxherin e njohur shqiptar ‘ArenaRing Promotion’, Avdyl Salihu, i cili do jetë edhe promotor i mbrëmjes. Unë jam i kënaqur shumë nga luftëtarët që i kemi sjell sivjet dhe mendoj se do jetë një spektakël shumë shumë i madh që do kënaqën të gjithë shikuesit me kualitetin dhe përballjet e treguara. Si gjithnjë edhe sivjet do kemi lufta për titull Zvicre, Internacional, Evrope dhe bote. Deri tani, kemi caktuar se për titull Evropë do ndeshen dy shqiptar të fuqishëm, Kosovar Kicaj kundër Aleksandar Kallashi (71kg) dhe për titull bote, Ervis Bici kundër serbit Luka Koledar (74kg). Poashtu për tituj do ndeshen edhe Ramon Kubler kundër Kevin Buser si dhe Manol Marashi – Ricco Giger, por dua të ceki se do ketë edhe shumë emra të mëdhenj që do ngjiten në ring, ku në total planifikojmë 30 ndeshje në Muay Thai, K1, Boks dhe MMA”, deklaroi Mustaf Kicaj.
Ndryshe, spektakli do të mbahet në palestrën sportive “Zielbau Arena” në ambient të hapur, kurse hapja e dyerve do të jetë në ora 15:00, kurse ndeshjet fillojnë në ora 16:00 me fillestar dhe C klase deri në ora 20:00, kurse më pas fillojnë profit.
Tiketat nga tani mund ti rezervoni në +41796969691 ose në çdo MANOR COOP dhe në çdo Bahnhof në Zvicër si dhe në SBB shalltera (tiketcorner.ch) me çmime 100, 50 e 35 CH. Cekim se në ditën e ndeshjes çmimet rriten për 15CH. Cekim se gjatë eventit do të ketë edhe ushqime të ndryshme dhe pije ku edhe aty për çdo blerje do kontribuoni në ndihmë.
Si funksionon ndihma online?
Edhe ju mundni ti ndihmoni këtij eventi me SMS apo me shume dhe te dërgoni atë ne SMS me fjalën e koduar “KiSpi” dhe shumën e dëshiruar e dhurimit si “Kispi10” në numrin 488. Me transfer bankar: shuma e dëshiruar e donacionit për sa vijon Dërgo numrin IBAN me shënimin “Luftimet e Bamirësisë”: CH69 0900 000 8705 1900 2.
Nëse keni nevojë për një fletë pagesash nga Spitali i Fëmijëve në Cyrih për dhurimin, organizatori Mustaf Kicaj mund t’ju dërgoj një fletëpagesë me postë në shtëpinë e Juaj. Me anë të SMS-ve, transferuat bankare ose donacionet e pagesave paguhen direkt në Zyrën e Spitalit të Fëmijëve në Cyrih.