Lionel Messi edhe njëherë tjetër dëshmoi se është një futbollistë i madh dhe se i gjindet skuadrës së tij Barcelonës, mu në momentet vendimtare. Ashtu ndodhi të jetë edhe mbrëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpullit, në të cilën ylli argjentinas shënoi dy gola në fitoren 3:0.
Mbi të gjitha goli i tij i dytë personal dhe i treti për Barcelonën, ishte nga ato momente që të regjistrohen në mendje dhe kujtohen gjithnjë.
Performanca e tij ndërkohë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga një ndër sulmuesit më kontrovers, Mario Baloteli, i cili në llogarinë e tij në Instagram pas ndeshjes kishte shkruar: “Mesi është një fenomen. Për të mirën e futbollit mos e krahasoni më me numrin 7 të Juventusit”.
Përmes këtij postimi ai dëshiron të tregoj supermacinë e Messit ndaj portugezit, të cilit madje nuk ka dashur t’ia përmend edhe emrin.
Në këtë formë Baloteli i ka shfaqur hapur preferencat e tij ndaj numrit 10 të Barcelonës.