Vazhdon shkëlqimi i skuadrës së Feronikelit në futbollin kosovar me Zekirja Ramadanin në krye, njofton “infOSport.mk”. Strategu shkupjan me skuadrën e tij sot mundën edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale skuadrën e Ballkanit, duke u kualifikuar kështu me meritë në finalen e madhe.
Feronikeli në stadiumin “Rexhep Rexhepi” shënoi fitore 2:0, falë golave të shënuar nga Lladrovci (17’) dhe Magani (82’), ndërsa rikujtojmë se në ndeshjen e parë në transfertë kishin shënuar fitore 2:1.
Liderët e Superligës së Kosovës çështjen e Kupës do ta diskutojnë me Trepça ’89, skuadër kjo që sot u mund nga Vëllazënimi në Gjakovë me rezultat minimal 1:0, mirëpo falë fitores 4:0 në ndeshjen e parë në Mitrovicë u kualifikua për në finalen e madhe. Skuadra fituese do të sigurojë një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.