Pas lajmit të liferuar nëpër media të ndryshme, përfshirë këtu edhe “infOSport.mk”, lidhur me procesin gjyqësor të trajnerit të FC Shkupit, Umit Karan, drejtuesit e skuadrës nga Çairi sot kanë mbajtur mbledhje, pas së cilës kanë dalë edhe me deklaratë.
Ata përmes faqes së tyre zyrtare njoftojnë opinionin sportiv në vend se Umit Karan do të mbetet trajner i FC Shkupit deri në një vendim përfundimtarë të gjyqësisë turke.
“Lidhur me lajmet që tani më disa ditë po sillen nëpër mediat e ndryshme vendore, ashtu edhe të huaja, ne si klub ende nuk kemi marrë një vendim përfundimtar. Pikërisht kjo situatë në të cilën është trajneri i klubit tonë, më parë ka qenë e pastruar nga gjykata turke dhe ai ka marrë postin e kreut të trajnerit të parë të klubit tonë. Deri sa ende nuk ka vendim të prerë për të kryer ndonjë dënim me burg, ai do të mbetet të jetë trajner” – thuhet në deklaratën e klubit “bardhekaltër”.