Ajaksi është vetëm 90 minuta larg finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Skuadra holandeze në ndeshjen e parë gjysmëfinale mundi Totenhamin në transfertë, duke bërë një hap të madh drejt finales së Madridit, njofton “infOSport.mk”.
Ajaksi shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Don Van de Beek në minutën e 15-të.
Mesfushori ofenziv pasi pranoi një top në zonën kundërshtare nga ana e bashkëlojtarit të tij, Hakim Ziesh, nuk fali dhe shënoi në rrjetën e Hugo Loris golin e avantazhit, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës holandeze.
Në minutën e 79-të skuadra e Ajaksit ishte shumë afër golit të dytë, mirëpo goditja e David Nerez qëlloi vetëm shtyllën.
Kjo fitore mund të jetë vendimtare në udhëtimin e skuadrës holandeze drejt finales së madhe, mirëpo për të arritur një gjë të tillë do të duhet të jenë më të mirë edhe në ndeshjen e kthimit në Amsterdam që në program është me datë 8 maj (e mërkurë).