Skuderia e Mercedesit ka dominuar në Çmimin e Madh të Azerbejxhanit që u zhvillua sot në kuadër të kampionatit në Formula 1. Valteri Botas e mbylli i pari garën, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës, Luis Hamiltonin dhe Sebastian Fetelin e Ferrarit. Kjo ishte fitorja e katërt e dyfisht e skuderisë së Mercedesit në 4 garat e para të këtij sezoni në Formula 1, duke bërë një rekord në vete. Pas kësaj gare, renditjen e përgjithshme të pilotëve e merr Botasi, duke u ndjekur nga shoku i tij i skuadrës britaniku Hamilton.