Manchester City e ka bërë një hap të madh drejt mbrojtës së titullit në Premierligë, pasi e mposhti 2:0 Manchester Unitedin në njërin prej derbive më të rëndësishëm në vitet e fundit, dhe tani është vetëm tri ndeshje larg sigurimit të një titulli tjetër.
Bernardo Silva dhe Leroy Sane shënuan dy golat e triumfit ndaj rivalit të qytetit në Old Trafford të mërkurën, që nënkupton se nëse skuadra e Pep Guardiolës i fiton tri ndeshjet e mbetura në ligë do të shpallet kampion, pavarësisht se çfarë bën Liverpooli.