Skuadra e Renovës është rikthyer të fitorja në kampionat, duke mundur Sileksin në shtëpi me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm për “gjipspunuesit” e realizoi Mioski në minutën e 5-të të takimit dhe që në fund rezultoi për tre pikë të vlefshme për Renovën.
Kjo ishte fitorja e parë për Renovës, pas tre disfata resht që pësoi në tre xhirot e fundit nga Vardari, Rabotniçki dhe Shkëndija. Xhepçistasit me këtë fitore ngjiten në vendin e 5-të të tabelës me 39 pikë të grumbulluara. Renova ndeshjen e radhës në kampionat e luan në transfertë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit./InfOSport.mk