Një supergol i Milot Rashicës por edhe një asist fantastik nuk i mjaftuan Werder Bremenit që u mposht 2-3 nga Bayern Munich në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Gjermanisë me bavarezët që kapën finalen dhe do të sfidojnë në Berlin, Red Bull Leipzig.
Vazhdon forma fantastike e Rashicës që në minutën e 75-të shënoi një gol shumë të bukur duke barazuar përkohësisht në 2-2 shifrat por në fund festa ishte e gjitha për skuadrën e Niko Kovac që iu fal dygolëshit të Lewandwoskit dhe finalizimit të Muller, ndërkohë që për Werderin golin e parë e realizoi japonezi Osako pas asistit perfekt të Rashicës.