Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron! “Ujku” në rastin që paraqitet, është Xavi Hernandez, zakoni, aftësia e tij për të shënuar nga goditjet standarde, sikurse bënte kur luante në radhët e Barcelonës.
Edhe pse është 39-vjeç, vazhdon t’i mrekullojë fansat me klasin e tij.
Xavi, sot pjesë e Al-Sadd në Katar, realizoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë në minutën e 9-të në ndeshjen e Championsit aziatik, kundër skuadrës nga Uzbekistani, Pakhtakor (2-1).
“Aunque pasen los años, la calidad no se pierde”
Firmado: Xavi Hernández pic.twitter.com/y92jmBMKdZ
— Calle Amberes (@AmberesCalle) April 22, 2019