E mërkura sjell derbi në Çair, me Shkupin që pret Akademia Pandevin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Skuadra nga Çairi në terren vendas do të kërkojë të bëj më të mirë për të vazhduar me fitoren e tretë radhazi dhe të mbajë shpresat për një dalje në Evropë.
“Pas dy fitoreve që kemi shënuar, ekipi ka treguar formë të mirë dhe atmosfera në klub është shumë pozitive. Kemi punuar aq sa kishim kohë për ndeshjen ndaj Akadameija Pandevit, por shpresoj se do të arrijmë që me lojë të organizuar të vazhdojmë me rezultat pozitiv dhe të mbajmë hapin për pozitën e katërt, për të cilën shpresojmë që në fund të arrijmë edhe daljen në Ligën e Evropës”, ka thënë mesfushori i Shkupit, Ergin Abdul.
Takimi Shkupi-Akademia Pandevi luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 16:00./InfOSport.mk