Shqipëria dhe Maqedonia U18 do zhvillojnë dy miqësore luksi

Përfaqësueset U18 të Shqipërisë dhe Maqedonisë do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në qytetin e Librazhdit, njofton “infOSport.mk”.

Përballjet midis dy vendeve fqinje në program do jenë me datat 23 dhe 25 prill.
Ndeshja e parë në stadiumin e Sopotit do të zhvillohet me fillim në ora 16:00, ndërsa e dyta në po të njëjtën fushë do të startojë në ora 13:00.

Rikujtojmë Maqedoninë U18 e udhëheq strategu nga Kërçova, Shkumbin Arsllani, teksa “kuqezinjtë” e kësaj moshe udhëhiqen nga ish mbrojtësi i Tiranës, Nevil Dede.

Leave a Reply