Të shtunën në Ligën e Dytë – Perëndim, në program ishte derbi mes skuadrave shqiptare, Gostivarit dhe Vëllazërimit, njofton “infOSport.mk”.
Si gjithnjë ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë shumë paqartësi, ndërsa ashtu ishte edhe këtë herë.
Edhe pse vendasit e Gostivarit llogariteshin favorit para takimit, në fund nxorrën vetëm një barazim 1:1, edhe atë duke barazuar rezultatin në pjesën e dytë.
Ndryshe të parët në avantazh në këtë përballje erdhën mysafirët nga Kërçova përmes mesfushorit kumanovar, Burhan Aliji, i cili në minutën e 25-të shënoi një super gol, teksa golin e barazimit Gostivari e realizoi në minutën e 52-të, me anë të Ilaz Çilafit.
Pas këtij barazimi Gostivari vazhdon të mbetet në pozitën e katërt, mirëpo tashmë me 32 pikë, një më pak se Pelisteri i vendit të tretë, teksa 6 më pak se skuadra e dytë në renditje, Labunishta.
Vendin e parë në Ligën e Dytë – Perëndim e mban Struga Trim Lum që ka 46 pikë.
K.F Gostivari 1 – 1 K.F Vellazerimi (Match Highlights)
Публикувахте от TV GLOBI в Събота, 20 април 2019 г.