Shkëndija dhe FC Shkupi kanë shënuar fitore të sigurta në ndeshjet e javës së 29-të, teksa vazhdoi seria e zezë e Renovës, që sot u mund nga Vardari në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kampione dhe njëherit lidere në LPFM, Shkëndija, në Tetovë me rezultatin 4:2 mundi Makedonija GJ.P, ndërkohë FC Shkupi falë zëvendësimeve të bëra në pjesën e dytë, demoloi Pobedën në Koçani me rezultatin 3:0.
Vardari falë golave të shënuar nga Filip Najdovski dhe Zhuninjo mundi Renovën me rezultatin 2:0, me po të njëjtin rezultat Bellasica shënoi fitoren e parë në duelet e këtij edicioni përballë Akademia Pandevit, ndërkohë në Kratovë, Sileksi me rezultatin minimal 1:0 mundi Rabotniçkin.
LPFM – Java 29 |
|||||||||||||||
|