Rezervat mendojnë për fitoren FC Shkupit ndaj Pobedës (VIDEO)

FC Shkupi ka shënuar edhe fitoren e dytë rradhazi, duke mundur edhe për herë të dytë këtë edicion Pobedën me rezultatin identik 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat skuadra nga Çairi i shënoi në pjesën e dytë, ku fjalën kryesore e kishin dy futbollistët rezervë, Serxho dhe Viktor Angellov.

Braziliani Serxho Antonio da Luiz Zhunior u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, kur zëvendësoi Basilio Ndong, ndërsa vetëm pas 5 minutave lojë në këtë pjesë arriti që të shënojë golin e parë në rrjetën e Tofiloskit.

Në minutën e 65-të trajneri Umit Karan vendosi që në lojë të inkuadrojë edhe Viktor Angellov, i cili doli të jetë figurë qendrore në minutat në vazhdim.

Super goli i Viktor Angellov ndaj Pobedës

Super goli i Viktor Angellov ndaj PobedësPOBEDA – FC SHKUPI 0:2(V. Angellov 74')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 април 2019 г.

Golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Çairi në lojë u inkuadrua në vend të Suhel Muharemit, ndërsa golin e tij të parë në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 73-të.

Ishte ky një super gol i shënuar nga ana e numrit 19 të FC Shkupit, i cili pas 10 minutave (83’) shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën nga Çairi.

Kjo fitore doli të jetë me shumë peshë për FC Shkupin, skuadër kjo që tashmë renditet në pozitën e katërt me 39 pikë, po aq sa ka edhe Rabotniçki në pozitën e pestë, ndërkohë Pobeda mbetet e ngujuar në pozitën e fundit me vetëm 20 pikë.

Leave a Reply