Trajneri Qatip Osmani për takimin e sotëm ndaj Makedonija Gj.P sulmin ka vendosur t’ia besoj Marjan Radeskit, i cili pas rikthimit të tij në fushat e blerta e ka shpërbyler besimin e tij me 2 gola të shënuar, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë strategu “kuqezi” e pushoi atë në ndeshjen e fundit ndaj Vardarit, për ta zbritur atë në fushë sot që nga minuta e parë.
Në portë sërish do të jetë 22-vjeçari Rexhepi, ndërsa në qendër të mbrojtjes bashkë me Visar Musliun do të luaj edhe Egzon Bejtullai që rikthehet në skuadër, pasi mungoi në ndeshjen e javës së kaluar.
Ndeshja Shkëndija – Makedonija GJ.P në stadiumin e qytetit në Tetovë starton në ora 16:00.