Shkupi në xhiron e 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë do të luaj në transfertë ndaj Pobedës. Skuadra nga Çairi ndali serinë negative prej 5 ndeshjeve radhazi me humbje, duke fituar në xhiron e fundit Sileksin në shtëpi, ndërsa të njejtën kërkon ta bëjë edhe përballë skuadrës nga Prilepi.
“Të shtunën do të luajmë ndaj Pobedës, është ndeshje e madhe dhe kjo vjen pas fitores që realizuam ndaj Sileksit. Me tre pikë eventuale që mund ti marrim ndaj Pobedës, mund të afrohemi në vendin e katërt që të jemi më afër pozitave që çojnë në Evropë. E njohim ekipin e Pobedës, por kjo ndeshje do të jetë më e vështirë, pasi luajm në fushën e tyre, mirëpo ne shkojmë për të fituar këtë përballje”, tha futbollisti i Shkupit, Berat Ustabashi.
Takimi Pobeda-Shkupi luhet të shtunën, duke nisur nga ora 16:00. /InfOSport.mk