Skuadra e Barcelonës për momentin ka një ndër akademitë më të mira të futbollit në Botë. Nga shkolla “La Masia” kanë dalë futbollistë legjendarë, si: Çavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Lionel Messi, ndërsa aktualisht kjo shkollë është e stërmbushur me fëmijë, që ëndërrojnë një ditë të bëhen si futbollistët e lartëpërmendur.
Njëri prej tyre është edhe Henis Torejes, pjesë e ekipit U12 të Barcelonës.
THIS IS NOT A REPLAY 😱😱😱
📲 Credit: @FCBMasia
🔵🔴 pic.twitter.com/JMIidY0xi3— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 18, 2019
Ky djalosh bëri diçka të mahnitshme në një nga ndeshjet e skuadrës së tij, duke shënuar dy gola identik brenda dy minutave.
Në minutën e 11-të Torejes me një super goditje nga distanca arriti që të parabolojë portierin kundërshtarë, ndërsa nuk kaluan as 60 sekonda të tjera të plota, ai sërish bëri të njëjtën gjë nga e njëjta pozitë. Vërtetë e mahnitshme kjo!