Skuadra e Ajntrahtit të Frankfurtit ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë 2:4 ndaj Benfikës, teksa të enjten në mbrëmje si vendas me rezultatin 2:0 mundi skuadrën portugeze, duke u kualifikuar në këtë mënyrë për në gjysmëfinale të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Filip Kostiç (37’) dhe Sebastian Rode (67’) sollën shumë gëzim në mesin e tifozëve vendas, dueke kualifikuar Frankfurtin në gjysmëfinale të një gare europiane që nga viti 1980.
Duhet theksuar se goli i parë i Kostiç erdhi nga një pozitë jashtëloje.
Në gjysmëfinale Ajntrahti i Frankfurtit do të përballet me Çelzin, ndeshje kjo që në program do të jetë me 2 maj në Gjermani, ndërsa ndeshja e kthimit në Londër në program është me datë 9 maj.