Strakosha pret penalti, Lacio fiton dhe Ligën e Kampionëve ëndërron (VIDEO)

Lacio ka mundur Udinezen me rezultatin 2:0 në ndeshjen e mbetur të javës së 25-të në “Serie A”, duke vazhduar të ëndërrojë për një vend në Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Që ëndërrat e tyre të vazhdojnë, kontribuoi edhe gardiani i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili në minutën e  51-të priti penaltinë e De Paul, duke mos lejuar që Udineze të rrezikojë në vazhdim të ndeshjes, pasi në një farë mënyre kjo pritje e gardianit shqiptarë shuajti shpresat e skuadrës nga “Friuli” se mund të bëjnë diç më tepër në këtë përballje të zhvilluar në “Olimpiko”.

Ndryshe që të dy golat “lacialët” i realizuan gjatë pjesës së parë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 3 minutash.

Felipe Kaisedo në minutën e 21-të shënoi golin e parë në rrjetën e Huan Muso, ndërkohë në minutën e 24-të falë autogolit të Sandro, Lazio dyfishoi rezultatin në 2:0, rezultat ky që në fund u tregua të jetë edhe përfundimtarë, transmeton “infOSport.mk”.

Falë kësaj fitore Lacio numëron 52 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e 7-të, mirëpo me gjasa reale edhe për një vend në Ligën e Kampionëve, duke pasur parasysh se dallimi me skukadrën e katërt në renditje, Milanin është vetëm 3 pikë.

Leave a Reply