Totenhami u mund 4:3 nga Mançester Siti, por për ta kjo është humba më pozitive në histori, sepse siguruan kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, edhe atë për herë të parë pas plotë 57 viteve, falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
Megjithatë mesfushori i “spërsave”, Musa Sisoko ka pranuar se nuk e ka ditur që skuadra e tij ka arritur të kualifikohet në mesin e katër skuadrave më të mira në Europë, derisa një gjë të tillë nuk i’a kishin konfirmuar disa pjesëtarë të stafit të skuadrës së tij në dhomat xhveshjes.
Manchester City e ka fituar 4:3 ndeshjen e kthimit kundër Tottenham në çerekfinale
Sissoko, i cili u zëvendësua në pjesën e parë shkaku i një lëndimit, ishte i dëshpëruar për golin e shënuar nga Sterling në minutën e 93-të, të takimit, duke lëshuar menjëherë fushën, pa ditur se ai gol është anuluar me VAR.
“Isha në bankinë kur e pash golin që çoi rezultatin në 5:3”, – ka thënë Sissoko.
“Isha shumë i mërzitur dhe u riktheva menjëherë në dhomat e xhveshjes. Kam qenë vetëm, askush nuk më kishte shoqëruar mua, asnjë ekran televiziv nuk transmetonte lojën. Në kokën time, ne u eliminuam. Pastaj një pjesëtar i stafit erdhi aty dhe më tha: “E pabesueshme, ne e bëmë atë””.
“Unë thash: Si e bëmë atë? Në atë moment ai më tregoi se goli është anuluar”.
“Kështu, unë vesha këmishën, e harrova lëndimin dhe vrapova jashtë për t’iu bashkuar të tjerëve, nuk doja të humbas festimet për këtë moment historik”.
“Ishte një tronditje e pabesueshme, emocionale” – kishte deklaruar Sisoko.