Totenhami është kualifikuar për në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi sonte eliminoi Mançester Sitin në një përballje angleze, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Poçetino vazhdoi më tej falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Londër, që doli të jetë edhe fitorja vendimtare, pavarësisht disfatës 4:3 sonte në “Etihad Stadium”. Rahim Sterling vetëm pas 4 minutave lojë kaloi në epërsi Mançester Sitin, ndërkohë falë “dopietës” së koreano jugorit Heung-Min Son, Totenhami në minutën e 10-të pa veten në epërsi.
Mirëpo epërsia e tyre zgjati shumë pak kohë, pasi nuk kaluan as 60 sekonda të plota, Bernardo Silva barazoi shifrat në 2:2. Rahim Sterling në minutën e 21-të sërish kaloi në epërsi Sitin, ndërkohë në minutën e 59-të Kun Aguero shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Hugo Loris.
GOLAT NGA NDESHJA MANÇESTER S. – TOTENHAM, NDIQENI KËTU.
Mirëpo edhe përkundër këtij goli, “spërsat” vazhduan të luajnë pa respekt ndaj Sitit, ndërsa kjo dha rezultat në minutën e 73-të, kur sulmuesi spanjoll, Fernando Ljorente shënoi për 4:3. Konfirmimi i këtij goli erdhi vetëm pas kosultave të arbitrit kryesor Xhunjet Çakër me referët e sistemit VAR, me ç’rast u konstatua se nuk kishte prekje me dorë nga ana e spanjollit, ndërsa sistemi VAR doli në skenë sërish në minutat shtesë të takimit, kur i njëjti anuloi golin e tretë të Rahim Sterling në këtë ndeshje, pasi i njëjti ishte shënuar nga pozita jashtë loje, transmeton “infOSport.mk”.
Ky vendim i VAR bëri që gjithë tifozët e Mançester Sitit të mbeten pa frymë, edhe përkundër festës së madhe që shpërrtheu në momentin e golit të shënuar nga ana e Sterling, me të cilin skuadra e Pep Guardiolas do të luante në gjysmëfinale.
Në këtë mënyrë në mesin e katër skuadrave më të mirë në Europë do të luaj Totenhami, që për kundërshtarë do të ketë Ajaksin, skuadër kjo që eliminoi Juventusin mbrëmë.