Në mbrëmjen e së shtunës më 13 Prill në Haiger të Gjermanisë u zhvillua „KING OF THE RING 10“ në K1 e organizuar nga A-Team Promotion natë me shumë kikboksier gjermanë dhe evropian, natë me shumë emocione ishte edhe për 17 vjeçarin, Avdi Avdiu anëtar i klubit Leverkusenit,një i ri i fort dhe me plot premtime, një talent i cili deri tani u ndesh më shumë se 45 luftëra me fitore dhe 3 humbje.
Në natën e të Shtunës Avdiut ju dha rasti të luftoj për titullin Internacional në K1 (60kg – WFMC) kundër një luftëtari të fort nga Holanda, Moglich Mouzavi, transmeton portali per sporte luftarake “ArenaRing”. Kjo luftë zgjati 5 Raunde.
Në rundin e dytë Avdiu arriti të mposht kundërshtarin në dysheme me seri goditjesh por përsëri u çua dhe vazhdoj luftën ,gjatë 5 raundeve Avdiu dominoj fuqishëm dhe në fund unanimisht shpallet fitues dhe kurorëzohet me titullin kampion Internacional.
Baki Hoxhaj promotor dhe trajneri i Avdiut shprehet teje i kënaqur me suksesin e treguar duke thënë se kjo luftë ka qen me plot emocione duke pasur parasysh një kundërshtar shumë të fort nga Holanda “Ne do vazhdojmë me përgatitjet intensive për një të ardhme të shkurt që Avdiun ta shohim edhe me titullin Evropian dhe Botëror, klubi jonë ka kapacitete shumë të forta dhe padyshim që do ja arrimë që garuesit tanë të fitojnë tituj botëror”, thonë Arben Elezi trainer dhe Baki Hoxhaj trainer dhe themelues i “Fight club Leverkusen”.