Liverpulli eliminon Porton, cakton një përballje me Barcelonën në gjysmëfinale (VIDEO)

Liverpulli ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Portos në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 2:0 në “Enfilld Roud”, sonte në “Dragao” stadium të përzgjedhurit e trajnerit Jurgen Klop shënuan fitore 4:1, duke u kualifikuar me plotë meritë për në gjysmëfinale, ku i pret një dyluftim i vështirë me Barcelonën.

Sadio Mane dhe Mohamed Sallah sërish ishin në nivelin e detyrës, duke shënuar dy golat e parë të këtij takimi, ndërsa Firmino edhe pse ndeshjen e nisi nga pjesa e dytë, kjo gjë nuk e pengoi për të shënuar edhe golin e tretë për Liverpullin në këtë transfertë.

Militao në minutën e 69-të realizoi golin e vetëm të këtij takimi për Porton, ndërkohë rezultatin përfundimtarë, Porto 1, Liverpulli 4, e vendosi mbrojtësi Van Dijk në minutën e 84-të.

Leave a Reply