Edhe pse ende nuk ka përfunduar sezoni aktual, Borusia e Dortmundit ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm 2019/2020. Sipas asaj që raporton “Bild”, drejtuesit e skuadrës nga “Vestfalen stadium”, kanë arritur akordin me mbrojtësin e krahut të majtë të Hofenhajmit, Niko Shulc, i cili njëherit mbron edhe ngjyrat e kombëtares gjermane.
Shulc është 26 vjeç dhe në muajt e fundit ka qenë zgjidhja e parë e selesionuesit Joakim Lëv në formacionin e kombëtares gjermane.
Forma në rënie e kapitenit Marsel Shmelzer në krahun e majtë të mbrojtjes, ka bërë që Dortmundi të vihet në lëvizje për të rinovuar këtë repart, ndërsa pikërisht Shulc shihet si zgjidhja e duhur nga ana e trajnerit Lusien Favre.