Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar muajin e kaluar që ndeshja kualifikuese me Kosovën nuk do të zhvillohet në stadiumin “Uembli”.
Kjo ka befasuar të gjithë opinionin pasi që Anglia luan rregullisht ndeshjet zyrtare në këtë stadium.
Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka treguar pse nuk do të luhet në stadiumin më të madh në Angli.
“Ata na kanë njoftuar që në “Uembli” do të ketë një organizim tjetër” – ka thënë Salihu për Indeksonline.
Zakonisht në këtë objekt organizohen koncerte të ndryshme, por edhe evente nga sporte tjera si boksi etj.